Arda Guler e ka fituar çmimin për golin më të bukur të sezonit 2025/26 në La Liga.
Goli spektakolar i mesfushorit turk ndaj Elche, i realizuar nga rreth 60 metra distancë, është vlerësuar si më i miri i edicionit nga organizatorët e kampionatit spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.
Goditja e jashtëzakonshme e Guler befasoi portierin kundërshtar dhe u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të sezonit, duke marrë vlerësime të shumta nga tifozët dhe ekspertët e futbollit.


