Ylli i ri i Real Madridit, Arda Guler, është i lumtur që po merr më shumë kohë loje këtë sezon krahasuar me sezonin e kaluar.
20-vjeçari turk u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 1-0 ndaj Juventusit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ndihem si një pjesë e rëndësishme e Realit falë trajnerit Xabi Alonso, i cili vërtet besoi tek unë. Përpiqem të jap gjithçka nga vetja. Ai do që unë të kontrolloj ritmin dhe të jem kreativ”, tha talenti turk.
“Mund të luaj në çdo pozicion. Nëse Alonso dëshiron që unë të shënoj dhe të asistoj, mund të luaj si numër 10, por jam gjithashtu i aftë të luaj si numër 8”, siguroi Guler.
/GazetaBlic Sport/


