Lajme

Arbreshë Kryeziu-Hyseni: Kemi të bëjmë me një opozitë e cila për muaj të tërë krijoi bllokadë!

11/27/2025 21:04
nga:Y I

Arbreshë Kryeziu – Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, në “Adresa” komentoi zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm, me 28 dhjetor.

Ajo tregoi qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje përballë këtyre zgjedhjeve, ku tha se kjo parti nuk ka qenë për një palë zgjedhje të reja.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë për një palë zgjedhje të reja dhe e kemi përsëritë këtë vazhdimisht qysh prej 15 prillit kur kemi hy në këtë vazhdën e seancave çdo dy ditore në Kuvendin e Kosovës”, shtoi tutje Kryeziu-Hyseni.

Ajo tha se kanë qenë të interesuar që të konstituohet Kuvendi dhe më pas të krijohet qeveria e re e të formohen institucionet.

“Se kemmi qenë shumë të interesuar që të konstituohet Kuvendi dhe më pastaj të krijohet qeveria e re, në mënyrë që të fillojnë të shtyhen edhe më tutje përpara proceset nëpër të cilat tashmë Kosova veçse ka qenë duke ecur përgjatë kësaj qeverisjes sonë të fundit. Por meqë rrodhën di rrodhën gjërat dhe e pamë që kjo bllokadë, e cila u shkaktua nga opartitë opozitare në Kuvend, u mbajt si e tillë për 9 muaj rresht dhe erdhëm në një moment kur e pamë që nuk pati zgjidhje dhe alternativë tjetër, pos t’i rikthehemi edhe njëherë qytetarëve, t’i rikthehemi edhe një procesi të ri zgjedhor. Prej të cilit unë pres dhe besoj edhe kolegët e mi, që Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë të sjellë një fitore edhe më të madhe se ajo e 9 shkurtit”, shtoi tutje ajo. /Gazeta10/