Futbollisti kosovar, Arbnor Muja ka shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij, Antwerp në ndeshjen ndaj Kortrijk.
Muja realizoi golin e parë në këtë ballafaqim, me ç’rast edhe zhbllokoi rezultatin, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi kosovar shënoi pas 71 minutave lojë.
Ai tashmë kap shifrën e tri golave dhe dy asisteve në Superligën e Belgjikës.
Rezultati momental i takimit është 1-0.
/GazetaBlic Sport