Sporti

Arbnor Muja përzgjidhet në formacionin e javës në Belgjikë

09/18/2023 14:05
nga:E K

Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja u aktivizua në minutën e 64-të, por shkëlqeu në Antëerp të Belgjikës.

Muja asistoi për 2:0 në minutën e 68-të dhe shënoi për 3:0 në minutën e 84-të.

Antëerp fitoi 3:0 në rrugën drejt Westerlo të premten mbrëma.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së shtatë të kampionatit belg. Antwerp ka 11 pikë nga gjashtë ndeshje.

Muja është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Belgjikë.

24-vjeçari së fundmi është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë dhe ka debutuar në dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Polonisë në eliminatoret për Kampionatin Evropian.