Sporti

Arbnor Muja me postim të veçantë pas transferimit tek Antwerp, ka një falënderim të madh për Dritën

08/05/2022 18:38
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i Dritës dhe tashmë lojtari i Antwerp, Arbnor Muja ka reaguar pas kompletimit të transferimit të tij.

Ai zgjodhi fjalë të mëdha për skuadrën e Dritës, trajnerin Nuhiu dhe për “Intelektualët”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është potimi i tij i plotë.

“Faleminderit familja e madhe FC DRITA!
Është emocion i madh të shkruash për një ndarje, emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time.
Për rrugëtimin tim deri këtu dua të falendëroj gjithë ata që më kanë mbështetur, klubin FC Drita, presidentin e drejtuesit e klubit, trenerin Ardijan Nuhiji, stafin e trenerëve dhe stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të klubit.
Gjithashtu dua të falendëroj ata që më kanë dhënë zemër gjithmonë në fushë, INTELEKTUALËT, faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë, nga sot keni dhe një anëtar të ri në mesin tuaj, gjithmonë do jem përkrahës i Dritës.
Për fund dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe më kanë mbështetur që nga dita e parë, uroj të ju bëjë krenar gjithmonë.
Me respekt,
Arbnor Muja”