Sporti

Arbnor Morina: Me pak fat Drita mund të bënte senzacion, të gjithë duhet të jemi të kënaqur me lojën e ekipit kosovar

07/29/2021 22:13
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës është eliminuar nga kualifikimet e UEFA Conference League, pas humbjes 3:2 nga Feyenoordi në ballafaqimin e sotëm.

Til shënoi pas 8 minutave lojë, por Simonovski dhe Fazliu shënuan pastaj për ta dërguar Dritën në epërsi. Në pjesën e dytë, Til shënoi edhe dy gola për ta eliminuar Dritën nga UEFA Conference League.

Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me këtë duel, ku theksoi se Drita me pak fat mund të bënte senzacion.

“Me pak fat, Drita do të bënte senzacion. Luajti mirë në fazën defansive dhe me tranzicion të mirë nga faza në fazë, por shpërdoroi disa raste që i kushtuan në fund”, tha fillimisht Morina.

“Mendoj se duhet të jemi të gjithë të kënaqur me lojën e treguar e sidomos me ndërtimin e aksioneve ofensive me pak takime dhe dalje të shpejta anash. Por për fat të keq nuk shënuan për ta deklasuar kundërshtarin. Bravo Dritës për këto lojëra kualitative”, përfundoi Arbnor Morina, trajneri kosovar.

/GazetaBlic Sport