Sporti

Arbnor Morina: Drita kishte iniciativën në ndeshjen e parë ndaj Decicit, shpresojë që klubet kosovare të kalojnë tutje

07/14/2021 16:57
nga:Lorik J

Drita zhvillon nesër takimin kthyes të UEFA Conference League ndaj Decicit.

Decic dhe Drita takohen nesër nga ora 20:45 në Podgoricë. Ndeshja e parë e luajtur në  stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të ekipit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina ka theksuar se Drita kishte iniciativën në ndeshjen e parë, por duhet të shënojë më shumë, pasi s’kishte konkretizuar shumë raste në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drita ka pas iniciativën nga ndeshja e parë, ka pasur shanset dhe ka pasur lojë të rrjedhshme, ka pasur shumë mundësi, por s’ka shënuar aq sa ka krijuar. Decici ka pasur një lojë të nervozuar, nuk është mirë që në këto lojë të jeni nervoz”, tha fillimisht Arbnor Morina për ‘GazetaBlic Sport’.

Në fund Morina i uroi suksese Llapit dhe Dritës në ndeshjen e nesërme.

“Personalisht, Dritës dhe Llapit i dëshiroj sukses, pasi sukseset e tyne janë sukseset e të gjitha klubeve kosovare”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/