Kampionët e Kosovës, FC Drita e nis sonte rrugëtimin historik në Conference League.
Drita e Zekrija Ramadanit do të ballafaqohet me KuPS, ekipin e njohur finlandez, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri kosovar, Arbnor Morina tha se Drita ka lojtarë me eksperiencë dhe sonte gjasat për këtë ballafaqim janë të barabarta.
“Drita ka numër të madh lojtarësh me eskperiencë, është ekip i pjekur dhe mendoj se gjasat janë të barabarta, pavarësisht se luhet në fushën e kundërshtarit”, tha fillimisht Arbnor Morina për RTK.
“Besoj që do jetë kundërshtare e denjë sonte”, vazhdoi Morina.
KuPS e mirëpret Dritën në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës së Conference League me fillim nga ora 18:45.
/GazetaBlic Sport


