Sporti

Arbios Thaçi pritet të largohet nga Drenica, dy klube të interesuara për shërbimet e tij

06/03/2023 10:43
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht largimit të Drenicës nga Superliga e Kosovës në futboll, mesfushori i kësaj skuadre, Arbios Thaçi ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar me paraqitjet e tij.

Një futbollistë me shumë përvojë në futbollin tonë, Thaçi ndër vite e ka dëshmuar se është në listën e ngushtë të mesfushorëve më të dalluar.

Si për aksione të ndërprera, ashtu edhe për pasime të kompletuara, mesfushori drenicak ishte brenda top 10-shes së edicionit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ai pritet të largohet nga skuadra e Drenicës gjatë kësaj merkato, me dy klube që tashmë kanë shprehur interesimin e tyre të madh.

Të dy skuadrat janë nga Superliga e Kosovës, por që ende deri më tash asgjë nuk është konkretizuar.

/GazetaBlic Sport/