Sporti

Arbios Thaçi pritet të jetë largimi i parë nga klubi i Fushë Kosovës

12/17/2023 15:28
nga:Lorik J

Skuadra e Fushë Kosovës ka mbyllur gjysmë sezonin në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 10 pikë në renditjen tabelare.

Tashmë pas përfundimit të gjysmë stinorit, në klub pritet të ketë largime dhe afrime në merkaton e janarit.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, mesfushori i njohur kosovar, Arbios Thaçi do jetë lojtari i parë që do largohet nga klubi i Fushë Kosovës në merkaton e janarit.

Thaçi njihet si mesfushor mjaft kualitativ në Kosovë dhe pritet të jetë humbje e madhe për ekipin e Burim Shalës.

/GazetaBlic Sport