Arbiana Xhemajli, kandidatja e PDK-së me numrin 62 për deputete, ka shprehur besimin e saj se fitorja e PDK-së është e sigurtë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se koha ka dëshmuar se sondazhet nuk janë përfundimtare, raporton GazetaBlic.
Ajo e ka cilësuar elektoratin dhe qytetarin si sondazhin më të mirë, duke shtuar se Vetëvendosja është në rënie dhe se gënjeshtrat e Albin Kurtit do ta penalizojnë atë në këto zgjedhje.
“Koha e ka dëshmuar që del e kundërta e asaj çka del në sondazhe. Sondazhin më të mirë e shoh elektoratin, qytetarin i cili ka nevojë për ma mirë. Vetëvendosja është në rënie të lirë, kjo i bie që gënjeshtrat e Albin Kurtit do ta penalizojnë atë me 9 shkurt”, tha Xhemajli.
Xhemajli ka shprehur bindjen se, me PDK-në në qeverisje, vendi do të ketë zhvillim dhe progres, duke përmendur se partia ka një listë të jashtëzakonshme kandidatësh dhe se fitorja është e sigurt.
Ajo ka theksuar se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm dhe se, me të, do të realizohet një ndryshim i vërtetë për Kosovën.
Xhemajli ka përfunduar duke thënë se PDK-ja është partia e parë dhe fitorja është e garantuar.
“Unë jam e bindur që në këto zgjedhje, do ta shohim fitoren e PDK-së. Me ne në qeveri, fiton ky vend, zhvillohet, do të ketë progres dhe ndryshim. Është fryma më e mirë që mundet me ndodhë me një kandidat shumë të denjë, një menaxher i cili e ka dëshmuar veten në të kaluarën”, shtoi ajo.
“Kemi një listë të jashtëzakonshme me kandidatët më të mirë, fitorja është ky vend, fitorja është PDK-ja. Ne do të dalim partia e parë, fitoren e kemi të sigurtë, Bedri Hamza do të jetë kryeministër”, tha Xhemajli për GazetaBlic.