Kandidatja me numër 62 për deputete e PDK-së, Arbiana Xhemajli, shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me strukturat dhe përkrahësit e nëndegës 3 në Viti, raporton GazetaBlic.
Ajo falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe besimin që ata po i japin në këtë fushatë, duke theksuar angazhimin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar.
Xhemajli përmendi se ky angazhim i përbashkët është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.