Lajme

Arbërie Nagavci flet për disa çerdhe, asnjë fjalë për grevën në arsim

09/28/2022 16:16
nga:N M

Ministrja e arsimit Arbërie Nagvaci ka njoftuar përmes faqes së saj të Facebook për ndërtimin e disa çerdheve në komuna të ndryshme të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka njoftuar për nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.

“Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme. Si Ministri e Arsimit jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja”, ka shkruar ajo.

Sipas saj në Junik një objekt i shkollës është duke u renovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe.

“Kurse edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, thotë nagavci.

Ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë për grevën në arsim apo edhe për propozimin e SBASHK-u që mësimi të filloj me 3 tetor.