Eugen Rafuna ishte futbollist i lirë në edicionin e fundit.
Mbrojtësi njohur kosovar nuk ishte aktivizuar tek asnjë skuadër pas largimit nga Besa, shkruan GazetaBlic Sport.
Rafuna ndryshe njihet edhe si lojtari “kampion”, pasi triumfoi me KEK’un, Vushtrrinë dhe së fundmi me Besën, në Ligën e Parë.
GazetaBlic Sport mëson se tashmë Arbëria është shumë e interesuar për shërbimet e tij dhe se palët janë pranë një marrëveshje.

/GazetaBlic Sport/


