Sporti

Arbëria fiton tre pikë të arta në Drenas, Duro buzë greminës!

04/27/2021 16:52
nga:L J

Skuadra e Arbërisë ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Feronikelit.

Arbëria fitoi ndaj Feronikelit me rezultatin minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Feronikeli kishte posedimin e topit pothuajse në gjithë ndeshjes dhe rrezikoi disa herë portën e Arbërisë – por një kundërsulm në minutën e fundit të ndeshjes ndikoi që Arbëria ta fitojë duelin.

Arbëria shënoi golin e fitores në minutën e 90’të, me anë të Bahtirit, pas asistimit nga Llugiqi.

Feronikeli në vendin e gjashtë në tabelë me 35 pikë, ndërsa Arbëria në vendin e nëntë me 33 pikë.

/GazetaBlic Sport