Sporti

Arbëria – Drenica, “derbi i mbijetesës”, forma e skuadrave në ndeshjet e fundit

05/09/2021 11:28
nga:L J

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit të sezonit 2020/21.

Ndeshjet e xhiros së 34’të zhvillohen sot, të gjitha në një orar (15:00), shkruan GazetaBlic Sport.

Arbëria e Dobrajës do të ballafaqohet me Drenicën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Dy skuadrat po luftojnë me çdo kusht të mbesin edhe një edicion në Superligën e Kosovës, andaj na pret një sfidë e madhe sot.

Por, si është forma e skuadrave?

Arbëria në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy humbje.

Drenicë në anën tjetër ka tri fitore dhe dy barazime.

Në këtë stinor, në tri ndeshjet paraprake mes Arbërisë dhe Drenicës, klubi nga Dobraja e madhe ka fituar një herë, Drenica një herë dhe një duel ka përfunduar me barazim.

/GazetaBlic Sport