Sporti

Arbër Zeneli bën asist në Suedi

10/06/2024 17:49
nga:E K

Skuadra e Elfsborg është duke barazuar 1:1 ndaj Sirius në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në elitën e futbollit suedez.

Golin për Elfsborgut e shënoi Holten në minutën e 7’të.

Asist te goli i shënuar nga Holten e bëri lojtari kosovar, Arbër Zeneli.

Zeneli asistoi te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij në minutën e shtatë dhe ky ishte asisti i shtatë në kampionat këtë edicion.