Arbër Prekazi u largua nga Feronikeli 74′ në janar, për t’u transferuar në Superligë tek ekipi i Prishtinës së Re.
Prekazi para pak çasteve ka ndarë disa fotografi të prezantimit tek klubi i ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi kosovar thotë se rruga nuk do jetë e lehtë, por bashkë do t’ia dalin, ku i referohet mbijetesës, pasi Prishtina e Re ka këtë objektiv në edicionin 2025/26.
Ja postimi i tij:
“E PA MUNDURA OSHT VEQ OPINION.
Rruga e lehtë nuk është gjithmonë ajo e duhura. E kohët e vështira kërkojnë njerëz të fortë .
Nga sot jam pjesë e KF Prishtina e Re, si gjithmonë gatshëm për sfida të vështira .
Bashkë do t’ia dalim me lejen e Zotit”, ka shkruar Prekazi në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport


