Mbrojtësi i njohur kosovar, Arbër Prekazi është larguar nga skuadra e Feronikelit 74′.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport, Prekazi është larguar nga Feronikeli 74’, veç gjashtë muajsh pasi u transferua tek skuadra nga Drenasi.
Për Prekazin kanë shprehur interesim disa skuadra kosovare, teksa oferta më konkrete në drejtim të tij është ajo e Prishtinës së Re.
36 vjeçari pritet të vendosë për të ardhmen e tij në ditët e ardhshme, para se t’i bashkohet skuadrës së re në fazën përgatitore.
/GazetaBlic Sport


