Sporti

Arbër Potoku: Na pret ndeshje e vështirë ndaj Astanas, por ne do bëjmë maksimumin të kthehemi në Kosovë me kokën lartë

11/08/2023 13:26
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit nesër ballafaqohet me Astanan në Kazakistan në grupet e Conference League.

Ballkani dhe Astana luajnë nesër nga ora 16:30, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Potoku beson se do bëjnë maksimumin për përfaqësim sa më të mirë të futbollit kosovar.

“Po adaptohemi kërtu, shpresojë që të kthehemi në Kosovë me kokën lartë dhe me rezultat pozitiv”, tha fillimisht Arbër Potoku.

“Në ndeshjen e parë pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, Astana është klub i madh, por fati në atë s’ka qenë me ne, Astana fitoi me dy goditje, ky është futbolli”, përfundoi Potoku.

Sipas Potokut, Ballkani ka gjasa ta kalojë grupin dhe do ta bëjnë maksimumin ta arrijnë këtë objektiv.

“Për ne është viti i dytë – sigurisht se objektivi ynë nuk ka qenë ta kalojmë grupin, por pas rezultateve, pritshmëritë janë rritur. Tani e dimë siç jemi në tabelë, kemi shanse të kalojmë grupin dhe do bëjmë gjithçka të arrijmë këtë objektiv madhor”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport