Malisheva po kalon në momentum të mirë në Superligën e Kosovës.
Në tre duelet e fundit skuadra e Malishevës ka fituar ndaj Gjilanit dhe Llapit kurse ka humbur ndaj Ballkanit.
Lojtari i Malishevës, Arbër Pira në një intervistë për GazetaBlic Sport ka komentuar mbi formën e skuadrës dhe yllin Drilon Hazrollaj duke thënë se bashkëlojtari i tij ka potencial për të luajtur në ligat evropiane.
“Po është e vërtetë që po kalojmë një formë të mirë kjo është edhe meritë e trajnerit dhe kryesisë së klubit që na qëndron afër për çdo gjë. Besoj që Malisheva me këtë lojë e meriton një vend për garat evropiane. Sa për Drilon Hazrollaj është një super lojtar që ka cilësi të luajë edhe në liga shumë të forta dhe besoj që do e arrijë me këtë talent. Per ndeshjen me Lirinë do të shkojmë për 3 pikë dhe shpresojmë t’i marrim“, tha Pira për GazetaBlic Sport.