Kosova do të jetë edhe njëherë pjesë e shortit të Ligës së Kombeve.
Do të jetë në ora 18:00 dhe në Nyon të Zvicrës shorti i cili rrezikon që Kosovës t’i sjellë kundërshtarë të rrezikshëm.
Dardanët janë në vazon e tretë dhe mund të shortohen me kombëtare si Turqia që gjendet në vazon e parë, Maqedonia e Veriut apo edhe Greqia të cilat janë të vendosura në vazon e dytë.
Ndërkohë, kombëtare për t’u shmangur janë edhe Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe si më e preferuara shihet Bullgaria, edhe për faktin se Kosova është përballur me të dhe e njeh lojën e saj.
Gazetari dhe komentatori i njohur kosovar, Arbër Loxha ka komentuar shortin dhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, në një prononcim për GazetaBlic Sport.

Loxha tha se ky cikël i Ligës C i duket pak më i lehtë në krahasim me atë të fundit. Poashtu, ai tha se përveç Turqisë, dhe deri dikur Greqisë e Maqedonisë së Veriut, Kosova duket para kombëtareve tjera.
“Në varësi të shortit me kë do të jemi në grup, Liga C e UEFA e Ligës së Kombeve në këtë cikël duket ndoshta pak më e lehtë në krahasim me atë të fundit.
Përveç Turqisë dhe deri diku Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova duket e para me kombëtaret e tjera, mos më mirë pasi besoj që kemi një fond të mirë lojtarësh.
Por forma e dobët e ndeshjeve të fundit, shkarkimi i përzgjedhësit dhe kohëzgjatja e emërimit të të riut na ka lënë në dyshime gjasat tona gjatë këtij cikli. Gjithsesi, vazhdoj të jem i bindur se kemi mjaft cilësi për të arritur rezultate solide në ligën C dhe prej këtu për të ndërtuar rrugën drejt kualifikimit në finalet e ndonjë prej turneve madhor”, tha Loxha për GazetaBlic Sport.

Krejt në fund ai tregoi se edhe cili do të ishte grupi më i pranueshëm për “Dardanët” dhe grupi sipas tij do të ishte ky: Bullgaria, Luksemburgu, Kosove, Qipro/Estoni.
/GazetaBlic Sport/


