Sporti

Arbër Hoxha prezantohet te Lokomotiva e Zagrebit

07/05/2021 14:53
nga:Lorik J

Arbër Hoxha është prezantuar si futbollist i Lokomotivës së Zagrebit.

Sulmuesi kosovar do të vazhdoj karrierën si futbollist në Superligën kroate.

Hoxha në sezonin e fundit ka shkëlqyer me fanellën e Ballkanit.

Më herët 20-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Prishtinës, Besës, dhe Istogut në Kosovë.