Sporti

Arbër Hoxha luan 10 minuta në Champions League, e prek topin veç njëherë!

12/10/2024 20:52
nga:Lorik J

Dinamo Zagreb luajti sonte ndaj Celtic në fazën e ligës së Champions League.

Sulmuesi shqiptar i klubit kroat, Arbër Hoxha u aktivizua në pjesën e dytë të duelit, më saktësisht në minutën e 82’të të sfidës, duke aktivizuar Pjacan, përcjell GazetaBlic Sport.

Hoxha e preki topin veç një herë gjatë kohës sa luajti, duke arritur të bëjë një pasim të saktë.

Minutazhi i vogël nuk e la atë të kishte asnjë impakt tjetër në fushë, veçse atij topi të prekur…

/GazetaBlic Sport