Euro2024

Arbër Hoxha: Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme kur u futa në lojë – duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Kroacisë

06/15/2024 23:49
nga:E K

Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Shqipërisë.

Italianët mposhtën kuqezinjët me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Nedim Bajrami e nisi serinë e golave pas 23 sekondave lojë duke hyrë kështu edhe në histori të Kampionateve Evropiane pasi u bë realizatori më i shpejtë në këtë format.

Megjithatë italianët vërshuan përpara duke realizuar dy gola me Bastonin dhe Barellan në minutat 11’ dhe 16’.

Pas ndeshjes foli për media, Arbër Hoxha.

“Duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Kroacisë dhe të përpiqemi për rezultat pozitiv. Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme kur u futa në ndeshje, çdo minutë që do jem në ndeshje do të jap maksimumin tim”.

/GazetaBlic Sport.