Sporti

Arbër Hoxha do të luajë në Ligën e Kampionëve

08/28/2024 20:40
nga:Mergim Rreci

Dinamo e Zagrebit e ka mposhtur sërish Qarabagun e Azerbajxhanit, duke siguruar grupet e kompeticionit kryesor në Evropë për klube.

Kampionët e Kroacisë thuajse punën e kualifikimit e kishin gatuar që në ndeshjen e parë, kur mposhtën këtë kundërshtar 3-0, kurse qershia mbi tortë u vu sonte, me triumfin 2-0 si mysafirë, me golat e Pjacas dhe Silvas.

Duke ditur që epërsia e thellë është në favor të tyre, trajneri Sergej Jakirovic, për përballjen kthyese ndaj azerëve, i ruajti disa lojtarë, në mesin e tyre edhe vetë Hoxhën, të cilin e inkuadroi vetëm në minutën e 84.