Sporti

Arbër Hoxha dhe Dinamo Zagreb në sfidën finale për kualifikim në Ligën e Kammpionëve

08/20/2024 09:35
nga:Mergim Rreci

Dinamo Zagreb është shumë pranë kualifikimit në grupet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra kroate do të përballet me Qarabag në ‘Play Off’, me takimin që luhet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe është kthyer në njërin nga futbollistët më të rëndësishëm.

Ai pritet të jetë titullar në këtë takim, duke synuar golin dhe një rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë në Zagreb.

Dinamo Zagreb: Nevistic; Ristovski, Bernauer, Mmaee; Spikic, Ademi, Misic, Hoxha; Kulenovic, Baturina, Petkovic

Qarabag FK: Buntic; Vesovic, Mustafazade, Medina, Cafarquliyev; P Andrade, Romao; L Andrade, Benzia, Zoubir; Juninho

/GazetaBlic Sport/