Lajme

Arbër Hajdari mban ligjëratë në Universum, për rolin e StartUp-it jo fitimprurës në zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit

12/15/2022 14:45
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka mbajtur sot ligjëratë në kolegjin Universum.

Hajdari, i cili me profesion është jurist, para studentëve të këtij kolegji ka folur për rolin e StartUp-it jo fitimprurës në zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit.

Kolegji Universum i ndau atij çmimin për lidership humanitar, për gjithë punën që ka bërë deri tash dhe që do ta bëjë në të ardhmen.

Hajdari u shpreh falënderues për çmimin dhe pritjen e ngrohtë që iu bë.

Ai foli për fillimet e punës së tij humanitare, derisa tha se gjithçka nisi si aktivitet i thjeshtë dhe se qëllimi ishte ndryshimi i realitetit.

Më poshtë mund ta ndiqni ligjëratën e tij të plotë:

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.