Showtime

Arbër Hajdari flet hapur tregon presionet në “Big Brother VIP”

12/28/2021 21:11
nga:Donika Fetahu

Opinionisti i njohur i formatit më të shikuar për momentin, Arbër Hajdari, së fundmi ka folur për inciativat, jetën publike dhe private të tij.

Në pozitën e opinionistit, e cila shoqërohet edhe me presion nga publiku, Arbëri flet rreth eksperiencës së tij të parë televizive, shkruan GazetaBlic.

“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vetë, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën”, ishin fjalët e opinionistit.

Ai gjithashtu tregoi se kush sipas tij është fitues i këtij formati.“Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur.” ishin fjalët e tij për modelen e cila është një shembull shumë i mirë për publikun dhe e meriton fitoren.

Diçka tjetër që u diskutua ishte edhe ‘gjyqi publik’ i bërë ndaj Donald Veshajt, pasi deklarimit të pëlqimit të tij për Beatrix.
“Nuk mendoj se është bërë gjyq publik deri më tani. Unë jam përpjekur mos të merrem me individin por me fenomenin. Doja të godisja fenomenin nëpërmjet gjësë që ndodhi aty. Nuk mu duk gjyq publik, ne po flisnim se si e zgjodhi ai atë, jo për atë si njeri në tërësi dhe vendimet që merr në atë shtëpi mbi 100 gjëra”, ishin fjalët e tij për raportin e Trixës me Donaldin./GazetaBlic/