Showtime

Arbenita Ismajli pozon me fustanet e kreatores Merita Harxhi-Koci

08/03/2023 16:54
nga:Sh R

Kreacionet e disenjatores së njohur kosovare, Merita Harxhi-Koci shfaqen në Instagramin e modeles së njohur, Arbenita Ismajli

Supermodelja e njohur shqiptare që punon në Britani së fundmi ka postuar në faqen e saj të instagramit disa video. Ajo shihet duke pozuar me fustanet e kreatores kosovare Merita Harxhi-Koci. Këto postime ajo i ka përshkuar si “playing dress up with Merita Harxhi Koci”.

Në video Arbenita duket si një sirenë që shfaqet në dyqanin e Kocit. Së pari ajo ekspozon linjat e saj në një fustan me ngjyrë të zezë. Fustan ky që shfaq punën e ndërlikuar që është bërë me dorë nga kreatorja. Punëdore e prerje të ndërlikuara u panë edhe në dy fustane të tjera që kishte veshur Arbenita.
Njëri i punuar i tëri me rruaza e kristale mbi një tyl transparent në nuancë “nude”.

Kurse tjetri shfaq prerje të sofistikuar e metoda inovative të manipulimit të materialit në krijimin e rrudhave e palave në mëndafshin ngjyrë rozë të ndezur.

Kreacione të tjera me punë të sofistikuar nga Koci u panë edhe në postime nga vet kreatorja që kishte bërë nga Greqia.

 

No description available.