Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Kjo pasi, sipas tij, është e vetmja alternativë për ta shmangur një valë të tretë në vjeshtë, përcjell GazetaBlic.
“I ftoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë. Jemi dëshmitarë sesi vendet e zhvilluara që kanë shënuar hapa para në vaksinim, e kanë shumë më të lehtë luftën ndaj variantit Delta, i cili është shumë i rrezikshëm.
Andaj, përveç aspektit shëndetësor, duhet të mendojmë edhe për atë social e ekonomike. Vaksinohuni në mënyrë që të shmangim një valë të tretë në vjeshtë”, tha ndër të tjera Vitia në konferencë për media.
Qeveria miraton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë eurosh
/GazetaBlic/