LIsh-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia thotë se pavarësisht rezultatit në balotazhin e Prishtinës, ai nuk do të kthehet më në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Vitia thotë se shëndeti publik ishte më i rëndësishëm për të se gara për Prishtinën.
“Kam vendosur se deri të ulen numrat e infektimeve do të qëndrojë në detyrën e ministrit. Edhe po të kthehesha në kohë do të veproja njëjtë”, tha ai.
Tutje, Vitia tha se pavarësisht rezultatit në Prishtinë, ai nuk do të kthehet në postin e Ministrit të Shëndetësisë.
“Shumë shpejt do ta kuptoni emrin e ministrit të ri të shëndetësisë ”, deklaroi ai në Debat Plus.