Lajme

“Arben Vitia s’ka kapacitet për të transformuar diçka”

05/22/2021 22:17
nga:M K

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke komentuar kandidaturat potenciale për të parin e Prishtinës, ka thënë se Arben Vitia nuk ka kapacitet për të transformuar gjëra.

“Arben Vitia është njeri i mirë, urdhërat që i jepen i administron, por nuk ka kapacitet për të transformuar diçka, për këtë flas nga përvoja”, ka thënë Sejdiu në Kanal10.

Sejdiu ka komentuar edhe Lumir Abdixhikun e Uran Ismailin.

“Abdixhiku është kandidat serioz, do të ishte mirë të kandidonte për kryetar të Prishtinës. Me Uran Ismailin jam rritur, është politikan i mirë, edhe pse dallojmë në pikëpamje politike”, ka thënë Sejdiu.

LEXO EDHE:

Raporti i Speciales: Kadri Veseli në Kosovë vizitoi edhe nënën, ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore