Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke komentuar kandidaturat potenciale për të parin e Prishtinës, ka thënë se Arben Vitia nuk ka kapacitet për të transformuar gjëra.
“Arben Vitia është njeri i mirë, urdhërat që i jepen i administron, por nuk ka kapacitet për të transformuar diçka, për këtë flas nga përvoja”, ka thënë Sejdiu në Kanal10.
Sejdiu ka komentuar edhe Lumir Abdixhikun e Uran Ismailin.
“Abdixhiku është kandidat serioz, do të ishte mirë të kandidonte për kryetar të Prishtinës. Me Uran Ismailin jam rritur, është politikan i mirë, edhe pse dallojmë në pikëpamje politike”, ka thënë Sejdiu.
LEXO EDHE: