Lajme

Arben Vitia: Si mund një shpirt me aq fisnikëri, me atë burim humori dhe hareje të ikë?

12/27/2023 21:05
nga:G C

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas vdekjes së gazetarit, Arton Turkaj i cili u nda nga jeta sot, raporton GazetaBlic.

Atë e ka quajtur si një mrekulli mes nesh, teksa thotë se ka lënë një zbrazëti të madhe.

Shkrimi i plotë:

Sot është një ditë nga ato që njeriu mendohet gjatë. Arton Turkaj u nda nga jeta.

Si mund një shpirt me aq fisnikëri, me atë burim humori dhe hareje të ikë?

Njerëzit si Artoni janë mrekullia midis nesh që nuk e vemë re derisa ikin përgjithnjë. Duke lënë kështu një zbrazëti të madhe.
Ngushëllime të sinqerta miqve të tij të shumtë, kolegëve, ngushëllime familjes e të afërmëve për këtë humbje kaq të madhe!

Do të kujtojmë Arton, gjithmonë!