Lajme

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren Nora Krasniqi dhe kryeshefin e AKPM-së Ardian Rugova

05/14/2021 11:52
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga detyra Nora Krasniqin.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita e ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së Inspektoratit Shëndetësor, Nora Krasniqin, dhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ardian Rugoven.

Në vend të Rugoves, G është emëruar Arian Krasniqi.

Ndërsa në vend të Krasniqit në krye të Inspektoratit Shëndetësor është emëruar Shaban Osmanaj, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e u.d. kryeinspektorit farmaceutik.

Kujtojmë se për pozitën e kryeinspektorit Shëndetësor ishte hapur konkurs i brendshëm në janar të këtij viti në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj.

Osmanaj ishte një nga pretendentët në këtë konkurs. Ndryshe ai njihet edhe si person i afërt me LDK-në si dhe ish-ministrin Zemaj, të cilit i thurte lavde edhe në rrjetet sociale. /Gazeta Shneta/