Lajme

Arben Vitia: Prishtina ka kryetar të ri, ai është Përparim Rama, të cilin edhe e uroj

11/14/2021 21:20
nga:M K

Ish-ministri i shëndetësisë dhe kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.

Përmes një konferencë për medie, Vitia uroi kundërkandidatin e tij, duke thënë se do t’i qëndrojë prapa për çdo gjë, përcjell GazetaBlic.

“Falenderoj komisionerët tanë të cilët akoma janë në vendin e tyre të punës duke numëruar edhe votat që u kanë mbetur.

Prishtina nga sot ka kryetar të ri, e ai është Përparim Rama. E uroj zotin Rama për një kulturë, teksa i premtoj se do t’i qëndrojë prapa çdoherë”, tha ndër të tjera Vitia.

/GazetaBlic/