Lajme

Arben Vitia “përplaset” me Besnik Tahirin: Ishe zëvendëskryeministër, pse nuk i siguruat ju vaksinat anti- covid

05/06/2021 11:08
nga:Gazeta Blic

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është përgjigjur Besnik Tahirit në lidhje me vaksinat anti- covid, raporton Gazeta Blic.

Ai i është kundërpërgjigjur Besnik Tahirit, duke i thënë se pse nuk i bleu vaksinat Qeveria Hoti.

“Ju keni qenë zëvendëskryeministër. Ju e dini që shumë vende kanë nisur vaksinimin edhe më herët. Pse nuk i keni siguruar vaksinat”, tha ai.

Ai ka premtuar se vaksinat do të vijnë në muajin maj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e Besnik Tahirit.

Ai tha se AAK e mbështet Qeverinë në blerjen e vaksinave.

Besnik Tahiri i drejtohet Albin Kurtit: Jeni qeveria më e dobët ndonjëherë e Kosovës