Lajme

Arben Vitia: Këto janë masat e reja anti-Covid

09/24/2021 19:08
nga:Gazeta Blic

I pari i shëndetësisë kosovare, Arben Vitia, përmes një konference për media ka njoftuar masat e reja të ndërmarra për parandalimin e transmetimit të pandemisë koronavirus.

Ai ka thënë se shumica e masave të reja, të cilat do hyjnë fuqi në 27 shtator, janë nga ato të kaluarat, derisa si masë e re konsiderohet mbajtja e mësimit në shkolla nëpërmjet prezencës fizike në grupe prej 20 personash.

Po ashtu, sipas ministrit, të gjithë personat që ia mësyjnë të hyjnë në ambiente të mbyllura do t’u kërkohet kartela e vaksinimit ose testi negativ.

”Nga vaksinimi do varet edhe qarkullimi. Tash që shumë shtete po aplikojnë edhe certifikatën digjitale të vaksinimit. Masat e ndërmarra dhe afatet kohore që janë dy javë shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll por nuk përjashtojmë mundësinë e masave të reja lehtësuese ose kufizuese varësisht nga situata”, ka thënë ndër të tjera Vitia