Lajme

Arben Vitia “injoron” opozitën: Nuk shkon për raportim në Komisionin për Shëndetësi

04/19/2021 15:55
nga:Gazeta Blic

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ftesës për raportim në Komisionin për Shëndetësi.

Kështu ka njoftuar deputeti i AAK-së, njëherit anëtar i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj.

Vitia është ftuar të raportojë për të raportoj për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.

Postimi i tij i plotë:

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.

E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.

Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!

Haxhiu zbulon ekskluzivisht detaje për Gazeta Blic, se si do të sigurohen vaksinat Pfizer

Nga këto komuna vijnë rastet e reja me COVID-19