Lajme

Arben Gashi: S’kisha asgjë me Sarandën, Hekurani e detyroi ta shkelë rregulloren – Kërkova spjegim nga ajo, asgjë më shumë

05/27/2021 12:35
nga:M K

Pak më parë, GazetaBlic raportoi për një bisedë të ashpër mes Arben Gashit e asokohe, kryesueses Saranda Bogujevcit.

LEXO EDHE:

“Ti po ma çon gishtin mu a” – tensione ndërmjet Muratit, Bogujevcit e Arben Gashit

Megjithatë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, për GazetaBlic tregoi sesi rodhi gjithë ngjarja, teksa shtoi se nuk pati asgjë me kryesuesen.

“Nuk kisha asgjë me Sarandën. Unë vetëm kërkova spjegim nga ajo pse ua ndalte fjalën deputetëve. Aty ndërhyri Hekuran Murati duke i bërë presion që t’ua ndalë fjalën deputetëve, me çka në një mënyrë e detyroi atë ta shkelë rregulloren e Kuvendit.

Unë kërkova nga Murati që të largohet prej aty, pra të mos ndërhyjë në punë të Kuvendit, ndërsa me Sarandën nuk pata asgjë”, tha Gashi.

/GazetaBlic/