Lajme

Arben Gashi: Qeveria Kurti është dorëzuar, PDK po i jep rast të dal nga ‘vetëmbytja’!

05/18/2024 18:23
nga:E K

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ishte i ftuar në “BlicInterview”, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gashi ndër tjerash ka komentuar edhe përpjekjen e fundit për të shkuar në zgjedhje dhe shpërbërjen e mundshme të Kuvendit të Kosovës nga partia në pushtet, Vetëvendosje dhe PDK.

Deputeti i LDK, Arben Gashi tha se partia e tij nuk do ta mbështesë këtë iniciativë, pasi kryeministri Kurti sipas tij duhet të jap dorëheqje ose të tregoj motivin politik për ta shpërbërë legjislacionin.

“Ka rëndësi se si shkohet në zgjedhje, pasi është përgjegjësia politike. Zoti Kurti duhet të marrë përgjegjësi për këto tri vjet e gjysmë në Kosovë. Ai e ka shumicën e Kuvendit ai duhet të marrë përgjegjësinë për këtë punë. Kurti i ka votat nëse do të shkoj në zgjedhje, PDK dhe Vetëvendosje i kanë mbi 87 deputetë. Nëse dy subjekte politike merren vesh për një proces politik të caktuar, ato subjekte politike e marrin përgjegjësinë e procesit politik. Ato marrin qoftë meritat qoftë dështimet, është proces i nisur nga ta. Në këtë rast, Qeveria e Kosovës është dorëzuar dhe PDK po i jep rast të del nga ‘vetëmbytja’ ku ka hy. Qytetarëve të Kosovës duhet t’i tregojmë pse po shkojmë në zgjedhje, cila është arsyeja sepse zgjedhjet kanë kosto.

“Zgjedhjet e parakohshme kanë ndodhë gjithmonë, kurrë nuk ka pasur zgjedhje të rregullta, por gjithmonë ka pasur arsye pse kemi shkuar në zgjedhje. Gjithmonë është gjetur një arsye madhore edhe tash duhet të gjindet një arsye madhore, ose le të veprojë si kryeministri Haradinaj që tha unë nuk shkoj si kryeministër në Hagë dhe jap dorëheqje ose të tregoj pse jep dorëheqje. Nuk mundet me pas marrëveshje me një subjekt politik, me thirr për diçka tjetër për agjendë legjislative për marrëveshje ndërkombëtare e më pas të mirren vesh për diçka tjetër e të presin nga ne të bashkangjitemi. Jo, sepse votat i kanë, në rregull është për ne, nuk po themi që të mos e bëjnë. Këtë duam ta bëjmë të qartë te elektorati dhe te votuesit e LDK-së në veçanti”, tha Gashi për BlicInterview.

06/22/2024 15:27

Kërquki: PDK do të hynte në koalicion me VV, vetëm nëse do ta fitonte pozitën e kryeministrit