Lajme

Arben Gashi: Përparim Rama e ka mbështetjen e parezervë të LDK-së

11/02/2021 10:01
nga:Gazeta Blic

Shefi i Shtabit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në emisionin “POLITIKO” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se Përparim Rama e ka mbështetjen e parezervë të LDK-së në nivel qendror dhe lokal.

Ndër të tjera, Gashi ka thënë se Rama ka program të jashtëzakonshëm për ta zhvilluar kryeqytetin për të mirën e përgjithshme e për të gjithë.