Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas gjendjes së krijuar në disa komuna të Kosovës si pasojë e vërshimeve, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij në këtë situatë Qeveria duhet t`u dal në ndihmë komunave të prekura.
Reagimi i plotë:
Kosova po përballet me rreziqe të mëdha nga reshjet e shiut dhe erozioni i tokës. Komunat kanë nevojë për fonde nga qeveria për të rehabilituar rrugët dhe zonat e prekura nga erozioni, dhe për të ndërtuar sisteme të vërshimeve më efikase për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre në të ardhmen.
Këto lagje të Prishtinës do të kenë probleme me furnizim me ujë si pasojë e turbullirës


