Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pasi SHBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovës.
“Ky pozicionim i Kosovës, i ndikuar nga paaftësia politike, frika për të ofruar zgjidhje dhe sidomos mungesa e lidershipit, po e dëmton rëndë vendin tonë. Në vend të vizionit dhe guximit politik, po mbizotëron hezitimi dhe kalkulimi afatshkurtër, që po e shkatërron potencialin e Kosovës për zhvillim, stabilitet dhe të ardhme evropiane”, ka shkruar ai.


