Lajme

Arben Gashi: N’Suharekë na u ba nami – Fitorja po vjen

01/31/2025 21:19
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi ka marr pjesë në tubimin e radhës së partisë në komunën e Suharekës. 

Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se morën mbështetje të madhe nga qytetarët e Suharekës dhe sipas tij kjo dëshmon fitoren e LDK-së me 9 shkurt.

Postimi i plotë:

N’Suharekë na u ba nami! 🔥

Energjia e jashtëzakonshme që pamë sonte në Suharekë është mesazh i qartë: fitorja po vjen! Qytetarët e Suharekës e duan ndryshimin, e duan qeverisjen e mirë dhe janë me LDK-në!

Bashkë do ta çojmë këtë betejë deri në fund – për zhvillim, për dinjitet, për një të ardhme më të mirë! Faleminderit Suharekë, jemi gati për fitore!

#LDK124 #ArbenGashi14 #Suhareka #BashkëPërFitore