Lajme

Arben Gashi: Me pak punë LDK del e para në zgjedhjet e ardhshme, jemi opsioni më i mirë për qytetarët

05/18/2024 21:41
nga:E K

I ftuari i radhës në Blic interview është Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale.

Gashi potencoi se LDK është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, duke shtuar se LDK me pak punë mund të dal si partia e parë në zgjedhjet e ardhshme.

“LDK është në mesataren e zgjedhjeve që nga viti 2010 e tutje. Shpresojmë që me fushatë, LDK-ja del e para. Merre mesataren e zgjedhjeve lokale dhe nacionale në Kosovë, që nga viti 2010 me saktësi milimetrike LDK merr vota për nivelin qendror aq vota sa merr për asamble komunale. LDK është në mesataren e vet, jemi të fokusuar se si të dalim mbi mesatare pasi që jemi të bindur se qytetarët e Kosovës, votuesit e LDK-së e kanë kuptuar drejtë dhe pamëdyshje se çka përfaqëson Albin Kurti dhe çka përfaqëson LDK”, tha fillimisht Gashi për BlicInterview.

Tutje, Gashi deklaroi se LDK është opsioni më i mirë për qytetarët pasi sipas tij, LDK është subjekti që garanton zhvillim ekonomik, stabilitet, sistem ligjor dhe partneritet ndërkombëtar.

“LDK ka bërë reformë, ka programin më të mirë, është rikthyer fuqishëm te elektorati i vet, e ka dëshmuar në zgjedhjet lokale që është rikthyer. Qytetarët e Kosovës opsionin më të mirë e kanë LDK-në. Është opsioni më i qëndrueshëm, opsioni më real, është opsioni që ka program dhe ka mënyrë organizimi që nuk përbënë rrezik për askënd, as për shtetin e Kosovës e as për individin. LDK garanton zhvillim ekonomik, garanton administratë të qëndrueshme, sistem ligjor, partneritet ndërkombëtar dhe këto i duhen Kosovës”, përfundoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së për BlicInterview.

06/22/2024 15:27

Kërquki: PDK do të hynte në koalicion me VV, vetëm nëse do ta fitonte pozitën e kryeministrit