Lajme

Arben Gashi me akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje: Po e rrezikon vendin, askush nuk guxon t’ia ndalë fjalën deputetëve

05/27/2021 15:26
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka akuzuar Vetëvendosjen për sjellje histerike, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se është gabim mos me ua dhënë deputetëve fjala për rend dite.

Sipas tij, është rrezik kjo mënyrë se si po drejtohen seancat e Kuvendit, duke mos ua dhënë fjalë deputetëve.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që fjala mos t’u jepet deputetëve, kur një gjë të tillë e kërkon një ministër”, tha ai.

Ai e ka marrë shembull se si ish- kryetari Jakup Krasniqi e kishte nxjerrë nga seanca një ministër të PDK-së, vetëm pse kërkoi që fjala mos t’i jepet fjala e një deputeti.

Gashi tha se kryesuesja Saranda Bogujevci po ua ndalon fjalën përfaqësuesve të popullit.

Nis dikutimi për shkarkimin e bordit të AKP-së