Lajme

Arben Gashi: LDK mbështetë idenë e rikthimit nga pushimet, gati për seancë të jashtëzakonshme

09/01/2021 16:28
nga:M K

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka mbështetur idenë e rikthimit nga pushimet dhe mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Në një prononcim për GazetaBlic, Gashi tha se gjendja aktuale me pandeminë, është faktor kyç që na detyron rikthimin, përcjell GazetaBlic.

Tutje Gashi pati kritika edhe për qeverinë Kurti, duke thënë se kjo e fundit ka abstenuar ndaj koronavirusit.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj.

Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend”, ka thënë ndër të tjera Gashi për GazetaBlic.

/GazetaBlic/